Për ne

Historiati I Capital Transfer DOO Shkup:

Capital Transfer DOO Shkup në Maqedoni Licensën nga Banka Popullore e Maqedonisë e ka marrë në 31 mars të vitit 2015-të.  Vitin 2015-të e kemi mbyllur me 20 Agjent, duke marrë parasyshë edhe vështirsitë dhe komplikimet e Tregut të Maqedonisë RIA ia doli me suskes që të arrijë synimet të cilat ia kishim vënë vetes.

Në vitin 2016, numri I subagjetëve filloi të rritet, duke dhënë kështu një mesazh të qartë edhe tek konkurrenca edhe tek klientët. Viti 2016 ishte decisive përsa i përket shtrirjes së Lokacioneve duke u rritur prej 20 në vitin 2015, në 40 në vitin 2016-të.

TËRHEQJA E PARAVE TË RIA MONEY TRANSFER PËRMES CAPITAL  TRANSFER

– Për të realizuar tërheqje parash përmes RIA MONEY TRANSFER ju duhet të shkoni në zyrën më të afërt të Capital, njëri nga subagjentët të cilët ju konvenojnë për nga ana e Lokacionit, apo Zyrat Postare të Posta e Maqedonisë dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).Specifikoni emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë, shumën e pritur të parave dhe numrin 11 shifror (PIN ose Order Number) të pranuar nga dërguesi.

– Operatori konfirmon statusin e transferit. Pas konfirmimit se transferi është i gatshëm për tu realizua, atëherë operatori do të printojë një fletëterheqje për t’u firmosur nga të dy palët.

– Operatori do t’ju dorëzojë shumën e parave dhe fletëterheqjën tuaj. Ne ju sugjerojmë që shumën e parave të pranuara ta numëroni me kujdes sepse reklamacionet e mëvonshme nuk pranohen.

 

DËRGESA E PARAVE TË RIA MONEY TRANSFER PËRMES CAPITAL TRANSFER

– Për të realizuar dërgese të parave të RIA MONEY TRANSFER përmes CAPITAL ju duhet të shkoni në zyrën më të afërt të Capital ose te njëri nga partnerët tanë në Maqedoni,  dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi,të dhënat për marrësin (emerin,mbiemrin,adresen) si dhe shumën e mjeteve që doni të dërgoni.

– Operatori konfirmon statusin e dërgeses dhe bën pranimin e mjeteve për dergese nga ana juaj.Pas konfirmimit se dërgesa është e gatshme për tu realizua,e cila procesohet për disa minuta atëherë operatori do të printojë një fletëdërgese për t’u firmosur nga të dy palët.

– Fletëdergesa përmban të dhënat (e dërguesit dhe të dhënat e përfituesit) si dhe PIN-in apo Order Number për realizimin e transaksionit.